Parlamenti Evropian ka miratuar një projekt-ligj për rritjen e prodhimit evropian të municioneve dhe raketave luftarake pë Ukrainën. Akti në Mbështetjen e Prodhimit të Municioneve (ASAP) synon të përshpejtojë dërgimin e municioneve në Ukrainë dhe të ndihmojë shtetet anëtare të rimbushin arsenalet e tyre.
“Vendimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm përpara për sigurinë dhe mbrojtjen e Bashkimit tonë, dhe veçanërisht në mbështetjen tonë të palëkundur të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus”, tha eurodeputeti Cristian Busoi.
500 milionë euro (538 milionë dollarë) do të ndahen për të rritur kapacitetin prodhues të BE-së për të trajtuar mungesat e materialit ushtarak. Komisioni Evropian do të monitorojë disponueshmërinë e mundshme të produkteve të nevojshme në treg.
Sipas një deklarate të Kuvendit, vlerësimi i masës do të bëhet nga mesi i vitit 2024. Bazuar në rezultatet, mund të konsiderohet një buxhet i rritur.