Parlamenti holandez ka votuar kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.
Prej orës 19:30 ka nisur diskutimi i mocionit për vendimin për Shqipërinë në parlamentin holandez. Deputetët shprehen ndër të tjera se Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet.
‘Shqipëria nuk ka përmbushur 5 prioritetet. Nuk ka të dhëna të sakta për krimin e organizuar. Ka probleme me të dhënat e luftës ndaj korrupsionit. Rezoluta pritet të dërgohet në parlament për votim’ shprehen deputetët holandezë.
125 deputetë votuan kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ministri i Jashtëm Holandez u shpreh se Shqipëri ka shumë hapa për të bërë.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme De Telegraaf shkruante se Hollanda po bllokon negociatat me Shqipërinë e cila është në përpjekje për t’u bashkuar me BE-në.
Një shumicë e Dhomës së Përfaqësuesve ka dhënë sinjale se ky do të jetë vendimi i Holandës që do të jepet në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm evropianë.
Shqipëria e Ballkanit e goditur nga varfëria Shqipëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim. Ajo madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025.
‘Shqetësime serioze në luftën kundër korrupsionit’
Qeveria holandeze është e vendosur për t’i thënë jo çeljes së negociatave me Shqipërinë . “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” thotë ministri Blok ( i Punëve të Jashtme). “Duhet bërë më shumë përparim në këto çështje” Megjithatë, Blok nuk e mbylli derën krejtësisht Shqipërinë.
“Ka progres”
Deputeti i CDA Van Helvert njeh ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor. “Por këto nuk janë kritere për të bërë pazar në lidhje më anëtarësimin, vetëm për shkak se jemi të frikësuar që një vend tjetër po shkon diku shkon larg.” Po, ka progres në Shqipëri, për shembull në reformën e gjyqësorit. Shumë gjyqtarë janë larguar”. Gjithsesi ligjvënësi holandez ngre shqetësimin për ecurinë. “Nga tetëqind gjyqtarët vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim “.
Vetëm D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë rreth pranimit në union. Partitë besojnë se qeveritë e këtyre vendeve do të marrin hapat e duhur për sundimin e ligjit, qasjen e kërkuar në luftën ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit nëse kanë një perspektivë të qartë të pranimit. “Negociatat nuk do të thotë se ata mund të bashkohen,” tha deputeti Verhoeven i D66. “Ne i vëmë ato përgjatë shkallës evropiane. Sigurisht jo aq shpejt.” De Telegraaf
(M.Q/Faxweb)