23:43 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Parlamenti maqedonas voton zëvendësministrat e qeverisë së re, kritikohet Zaev

09:44 | 23/06/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamenti maqedonas voton zëvendësministrat e qeverisë së re, kritikohet Zaev

 

Parlamenti i Maqedonisë i votoi të enjten pasdite zëvendës-ministrat e qeverisë së kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. 62 deputetët e shumicës parlamentare votuan për, pesë ligjvënësit e Lëvizjes “Besa” abstenuan, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan fare. Ata dolën nga salla plenare e parlamentit para se të bëhej votimi.

VMRO-DPMNE e quan qeverinë e vendit “një krijesë artificiale”. Gjatë debatit, ligjvënësit opozitarë kritikuan përzgjedhjen e zëvendës-ministrave nga Zaev. Më veçanti, ata kritikuan zgjedhjen e Arta Toçit në postin e zëvendës ministres së Jashtme, duke e vënë në pikëpyetje besnikërinë e saj për shkak të një punimi të saj shkencor ku, sipas VMRO-DPMNE-së, ajo shkruante mes tjerash se “territoret e Maqedonisë perëndimore i ishin dhënë padrejtësisht këtij shteti, të cilit i referohet me termin FYROM”.

Ndërkaq, kryeministri Zaev, duke paraqitur para deputetëve emrat e kandidatëve për zëvendës ministra, tha se bëhej fjalë për personalitete të shquara, profesionistë dhe politkanë të cilët “do të punojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës, dhe me dashuri e me motivim të madh do ta kryejnë detyrën në mënyrë shumë transparente”.

Nga 15 zëvendës ministrat, katër janë nga radhët e BDI-së: Agim Nuhiu, zëvendës minisër i Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti, zëvendës ministër i Mbrojtjes, Shirete Elezi zëvendës ministre e Financave, dhe Visar Ganiu, zëvendës minisër i Arsimit dhe Shkencës. Aleanca për Shqiptarët ka tre zëvendës ministra: Arta Toçi zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, Elmi Aziri zëvendës ministër i Punës dhe Politikave Sociale dhe Remzi Memeti, zëvendës ministër i Transportit, shkruan VOA. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: maqedoni
Pas

“Mavia, bashkim i blusë dhe së kuqes”, Basha ironizon Majkon: S’është as piktor

Para

Sot mitingu përmbyllës socialist në Vlorë, Rama flet për “det kuqezi”

Para
Sot mitingu përmbyllës socialist në Vlorë, Rama flet për “det kuqezi”

Sot mitingu përmbyllës socialist në Vlorë, Rama flet për "det kuqezi"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.