23:25 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Parlamenti rrethohet me gardistë, reagon Bardhi: Dënoj me forcë këtë degradim të regjimit të Ramës

15:28 | 18/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryesia e PD-së përjashton nga partia Gazment Bardhin

Gazment Bardhi

Të hënën do të zhvillohet seanca e rradhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Është bërë më dije se Parlamenti  do të zhvillohet nën prezencën e gardistëve të Republikës të cilët do të rrethojnë deputetët opozitarë që do të jenë të pranishëm në seancë. Kjo për shkak të trazirave në seancat e fundit plenare.

Lidhur me këtë vendim ka reagur për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai shprehet se është shpallur zyrtarisht shteti autokrat i Edi Ramës.

Bardhi dënon me forcë këtë degradim, siç e quan ai, të regjimit të Ramës. Ai shton se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ky është një akt i paprecedentë në 32 vitet e pluralizimit.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!

 

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

 

Pas

Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

Para

Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump

Para
Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump

Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të 58, 59 dhe 60. Numërimi pritet të nis në mesnatë

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.