09:02 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Parlamenti Rural, Kokëdhima: Na jepni minimumin për të mbijetuar, na jepni ujë dhe rrugë, si në vargjet më therrëse të Migjenit

10:48 | 02/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima: Qeveria dhjakse dhe e pabesë e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Parlamenti Rural ka bërë që kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima të reagoj ndaj situatës së bujqësisë në Shqipëri.

 Sipas tij vetëm prodhimi bujqësor i Shqipërisë është i krahasueshëm me prodhimin bujqësor të vitit 1937.

Duke mbështetur totalisht fjalimin e Rigerta Loku-t që para disa ditësh preku Kuvendin ai thekson se këto thirrje kanë nevoj për revolucion urgjent në bujqësi, ndërkohë që kemi një bujqësi për faqe të zezë ku fermerët e braktikur nga shteti kërkojnë t`i plotësohen gjërat minimale për jetesë.

Më tej ai shton se fondi që qeveria është e gatshme t`i kushtojë buiqësisë, të cilat janë plot 90 milion lekë nuk e bëjnë atë konkuruese në rajon. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë akoma më përpara se ne duke vënë në dukje se është Maqedonia ajo që eksporton në Shqipëri dhe produkte bujqësore dhe jo anasjelltas

 “Qeveria jonë ose vërtet nuk ka dije dhe aftësi të kuptojë se në ç’gjendje alarmante është bujqësia ose ajo, me vetëdije të plotë, punon për ta kthyer Shqipërinë, për sa i përket konsumit bujqësor, rrjedhimisht edhe politikisht në një republikë të shtuar të Jugosllvavisë së Re! ZGJIDHJA e ka dhe do ta ketë prioritet numër 1 që Shqipëria ta prodhojë vetë ushqimin bazë të popullit.”

SHKRIMI I PLOTË:  

Rama do t’i ushqejë shqiptarët me prodhimet e shteteve sllave Parlamenti i parë Rural i vendit tregoi edhe një herë në mënyrën më tragjike se në ç’gjendje mjerimi e ka lënë Rama bujqësinë. Sot prodhimi bujqësor i Shqipërisë është.

“Na jepni minimumin për të mbijetuar, na jepni ujë dhe rrugë”-kërkuan në Parlamentin rural fermerët e braktisur nga shteti, si në vargjet më therrëse të Migjenit, gati një shekull më parë. Kësaj thirrjeje urgjente të bujqësisë shqiptare për një revolucion në investime, qeveria i përgjigjet në mënyrën më të padenjë. Politika e saj e mbrapshtë e gozhdon bujqësinë tonë në një gjendjen e mesjetës. Kjo qeveri tutkunësh që ka nënshkruar për hapje totale të tregjeve në rajon, ndërkohë që e kemi bujqësinë për faqe të zezë, po i shndërron konsumatorët shqiptarë në shtojca të tregut të prodhimeve të bujqësive të shteteve sllave.

Produktet e këtyre vendeve do të na mbysin, duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën fermerëve tanë, duke rritur varfërinë, papunësinë dhe eksodin shqiptar. Qeveria rrahu gjoksin në Parlamentin Rural se ka 70 milionë euro nga BE-ja për bujqësinë dhe se do fuska dorën në xhep edhe për 20 millionë euro të tjera. Por me kusht, shton ajo, që bujqësia të arrijë t’i konsumojë këto fonde jo në shumë vjet. Kjo është tallje. A s’e ka kuptuar kjo qeveri se edhe 200 millionë euro investime në vit për bujqësinë janë pak për ta bërë atë konkuruese në rajon?

Qeveria pyet (!) se a do të arrijë bujqësia jonë të thithë në disa vjet 90 millionë euro? Kjo qeveri nuk di të punojë. Edhe ato pak fonde që ka dhënë gjithë këto vite i ka destinuar për të subvecionuar votat dhe militantët që punojnë për pushtetin e kryetarit dhe jo prodhimin bujqësor e blegtoral. Maqedonia ka shkuar shumë përpara. Serbia dhe Mali i Zi akoma më përpara se ne. Maqedonia e vogēl, prej shumë vitesh, subvencionon bujqësinë dhe ushqimin me 150 milionë euro në vit vetëm nga buxheti i saj i shtetit. Maqedonia eksporton nē Shqipëri mish e produkte bujqësore, por jo e kundërta. Trafiku është pothuajse i njëanshëm. Kjo është një tendencë që vetëm thellohet. Qeveria jonë ose vërtet nuk ka dije dhe aftësi të kuptojë se në ç’gjendje alarmante është bujqësia ose ajo, me vetëdije të plotë, punon për ta kthyer Shqipërinë, për sa i përket konsumit bujqësor, rrjedhimisht edhe politikisht në një republikë të shtuar të Jugosllvavisë së Re!

ZGJIDHJA e ka dhe do ta ketë prioritet numër 1 që Shqipëria ta prodhojë vetë ushqimin bazë të popullit. Më shumë se një çështje ekonomike, siguria ushqimore dhe aftësia e shteteve shqiptare që të prodhojnë vetë ushqimin, lidhet me sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona strategjike në përballimin e konkurencës afatgjatë me sllavët më të shumtë në numër, më të organizuar dhe më të fortë se ne. Kështu, siç po i çon punët ky kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë, për pak vite, do të bëjë që shqiptarët të ushqehen kryesisht me produktet bujqësore e blegtorale të shteteve sllave të Ballkanit Perëndimor! Shqiptarëve do ju duhen dekada për ti korigjuar pasojat e kësaj politike. Bashkohuni me Zgjidhjen!

Etiketa: koco kokedhimakokedhimareagimi
Pas

Ngjarja në Vranisht të Himarës, policia: 50-vjeçari është vetëplagosur në gjendje të dehur

Para

Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 milionë lekë kompanisë së radarëve që ”nuk punojnë”, Luan Rama publikon DOKUMENTE TË REJA

Para
Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 milionë lekë kompanisë së radarëve që ”nuk punojnë”, Luan Rama publikon DOKUMENTE TË REJA

Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 milionë lekë kompanisë së radarëve që ''nuk punojnë'', Luan Rama publikon DOKUMENTE TË REJA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.