Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar sërish në lidhje me veprimet e maxhorancës, ku sipas tyre po rrëmben çdo pushtet.
Duke ju përgjigjur deputetit të PS-së, Ulsi Manja, i cili foli në lidhje me shpërndarjen e parlamentit ku tha, në këtë rast Kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është dicka absurde ta mendosh, besoj do te ishte shkelja më e rënde, atentati më i rëndë që mund ti bëhet kushtetutës së vendit.
Blushi në një shkrim në rrjetet sociale ka parlajmëruar hapur maxhorancën, ku thekson se parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij, ndërkohë që shton se shumë shpejt do të ketë dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit.
“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! ??”- shkruan Tedi Blushi.