Mundësia e krijimit të një partie të re nga ana e të pakënaqurve në PD, diçka që Astrit Patozi nuk e ka përjashtuar si mundësi, ka shtuar dhe më shumë paqartësitë se çfarë po ndodh mes të djathtëve.
I pyetur në lidhje me këtë zhvillim ish-kryeministri Berisha është shprehur mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ se në vlerësimin e tij ishin dy mundësi për tu përballur me këtë:
Bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e demokratëve dhe së dyti, bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete.
“E konsideroj absolutisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshëm se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”, tha Berisha.
Por në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
I pyetur nga gazetarët, Basha tha se është e drejtë e çdo kujt që të bëjë zgjedhjen e tij, ndërsa u shpreh se sulmet ndaj kryetarit nuk janë alternativë politike pasi nuk u shërbejnë demokratëve që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me varfërinë, papunësinë, largimin abuziv nga puna.
Ndërrsa në lidhje me përgjegjësinë e tij për bashkimin e PD, Basha tha se bashkimi nuk është një proces negociatash me kryetarin.
Basha nuk kurseu edhe ironinë duke thënë se as sulmet nga kafenetë dhe as deklaratat e pabazuara nuk vlejnë.
“Është e drejta e cdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike, pretendimi se propozimet s’janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst, janë forumet, kuvendi i partisë ato që shqyrtojnë propozimet. Cdokush është i ftuar gjatë këtij procesi të analizës të marrë pjesë dhe të japë propozimet për fuqizimin e aksionit tonë politik.
Sulmet ndaj kryetarit s’janë alternative politike, si shërbejnë demokratëve që përballen ditë për ditë me krimin në pushtet, me varfërinë, papunësinë, largimin abuziv nga puna.
PD dhe demokratët kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe drogës.
Kjo është një kauzë që do i bashkoje, as sulmet nga kafenetë as deklaratat e pabazuara nuk vlejnë. Kuvendi Kombetar do te mblidhet ne pranvere dhe aty eshte vendi qe te japim te gjithe idete. Procesi i bashkimit te partise nuk eshte proces negociatash personale me kryetarin. Kam shpallur vizionin tim. Kjo eshte parti e anetarit, jo e kryetarit. Dhe kemi punë për të bërë që vendimarrja të merret nga anëtarësia. E vetmja ftesë është distancimi total nga persona me rekorde kriminale dhe përqafimi i vlerave europiane”, tha Basha.
(B.H/Faxweb)