12:14 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

07:22 | 18/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

 

– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;

– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;

– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;

– 9 parti politike janë me status pasiv;

– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;

– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.

Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./Monitor

Pas

Parashikimi i motit për sot, 18 prill 2025

Para

Synohet përmirësim i funksionimit të gjyqësorit/ Hyn në fuqi rregullorja e re, veprimtaria e nëpunësve civilë të gjykatave do vlerësohet çdo vit

Para
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit

Synohet përmirësim i funksionimit të gjyqësorit/ Hyn në fuqi rregullorja e re, veprimtaria e nëpunësve civilë të gjykatave do vlerësohet çdo vit

 



Të Fundit

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

Përshkallëzim i rrezikshëm! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Ministeriali i Evropës Juglindore sot në Tiranë, agjenda e eventit dhe rrugët që bllokohen

Shkodër/ Parcelat me mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Përshkallëzimi i konfliktit/ Ambasada Ruse në Izrael këshillon qytetarët të largohen nga vendi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.