Valentina Duka, Dekania e filologjikut në Universitetin e Tiranës ka deklaruar në hapjen e fushatës elektorale të PD se Partia demokratike me fitoren në zgjedhje do ta ndryshojë Shqipërinë sepse udhëhiqet nga një djalë i ri vizionar siç është Lulzim Basha.
DEKLARATA E DUKËS:
Një student i shkëlqyer më ftoi të jem pjesë, unë pranova ftesën e një udhëheqësi vizionar për të hyrë në listë, arsyeja është Korça pse kam hyrë në politikë, një qytet mrekullueshëm, sot ajo ndodhet në gjendje të vështirë. Votoni PD që t’i kthehet prosperiteti. Falenderoj djalin tim dhe burrin që pranuan që të jem në politikë, falenderoj nënën time që kur i tregova më tha se sot është një nga ditët më të lumtura të jetës, për shkak se unë u bëra pjesë e PD. Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë se udhëheqemi nga një djal vizionar si Lulzim Basha. (B.H/Shuplaka)
.