Pas Kroçës dhe Gjirokastrës, edhe në Partinë Demokratike Dega Gramsh ka përfunduar procesi zgjedhor, për kreun e ri të partisë në degë.
Në garën përballë ish-kryetarit demokrat Elmas Haruni, ka dalë fitues Kodhel Çala, i cili zgjidhet kështi kreu i ri i Partisë Demokratike Dega Gramsh.
Në këtë proces morën pjesë 157 delegatë, nga 184 që janë gjithsej, ndërsa Çala arriti të marrë 93 vota përballë Harunit i cili mundi të grumbullojë vetëm 61.
I deleguar i Partisë Demokratike për Qarkun Elbasan ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili u shpreh se procesi ishte demokratik dhe kandidatët shpalosën platformat e tyre. Më tej duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, ai tha se për Bashkinë Gramsh, kandidatura nga opozita do të jetë e PD-së.
Ai u ndal edhe tek çështja e banorëve të “Astirit”, ku shprehu mbështetjen e opozitës për banorët, ndërsa shtoi se deputetët do të jenë përkrah tyre.
(B.B/ Faxweb.al)