Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian Vasil Sterjovski ka reaguar për njohjen e pakicës bullgare.
“Përshëndesim miratimin e ligjit për pakicat. Shprehim indinjatë të thellë për perfshirjen në ligj të pakicës bullgare. Bullgaria ka kërcënuar me veto Shqiperinë për anëtarësimin në BE. Njohja e pakicave joekzistuese në Prespë, Golloborde, Gore, të cilat banohen nga maqedonasit, shkelje e rëndë e ligjeve ndërkombëtare, deklarata e të drejtave të njeriut, genocid dhe krim kundër njerëzimit ndaj popullsisë maqedonase. Në Shqiperi nuk ka minoriret bullgar. Ai ekziston vetëm ne mendjet e zyrtarëve të Sofjes. Apel deputeteve të mos miratojnë ligjin. Interes për pakicat maqedonase, por edhe vetë Shqiperinë. Bullgaria kërkon zbatimin e projektit të Bullgarisë së Madhe, ku perfshihen edhe territore shqiptare”, shprehet Vasil Sterjovski. (Shuplaka)