Në letrën drejtuar Bashës, funksionari i lartë gjerman shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.
“Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e
mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”, shkruhet në letër.
Letra e plotë
Berlin, 23 Mars 2017
I nderuar z. Kryetar, i dashur z. Basha!
Pjesëmarrësit e mbledhjes së grupit tonë të punës të Ballkanit Perëndimor, e
cila u zhvillua të martën, më 21 Mars me Dr. Heusgen, mu luten, të përcjellë
tek Ju shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtesi në
vendin tuaj dhe më pas kjo u votua edhe me votat e grupit Tuaj parlamentar
më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme,
e dëshiruar nga rreth 90% e shqiptarëve, nuk po vihet ne zbatim, sepse PD po
bojkoton parlamentin.
Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18
qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së
votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky
problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e
mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare
nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike”
nga të gjitha grupet parlamentare.
Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta
kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së . Dhe do të
dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU / CSU-se.
Kjo nuk është në interesin tonë!
Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta,
do të doja t’ Ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t’i dhënë fund menjëherë
bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e
reformës në drejtësi dhe per t´u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa
vendosur parakushtet e përmendura më sipër.
Për këtë ne jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë me të gjitha forcat tona për të
ndërtuar ura dhe për të bërë gjithcka për të siguruar zgjedhje të drejta.
Gjithashtu për këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe
në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Dhe sigurisht ka edhe shumë mënyra
të tjera!
E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të
dalë nga kjo situatë e ngatërruar.
Ju lutem, na bëni me dije sa më shpejt të jetë e mundur, si ne mund t’Ju
ndihmojmë.
Ne e bëjmë këtë thirrje për Ju dhe partinë Tuaj edhe me qëllimin e vazhdimit
të bashkëpunimit mes grupeve tona parlamentare dhe partive, i cili deri tani
ka qenë shumë i mirë dhe i ngushtë.
Urimet më të mira
Dr. Franz Josef Jung, MdB
Bundesminister a.D.
(M.D/ Shuplaka)