Monika Kryemadhi ka akuzuar Partinë Socialiste si partia që sot po blen më shumë vota. Ajo ka treguar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 edhe skemën si bëhet blerja e votës, sipas saj nga ana e punonjësve të bashkisë.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Që po ju vijnë vërdallë njerëzit LSI-së po i vijnë por ne iu kemi thënë shmanguni. Një rast ka ndodhur në Gramsh. Ndaj iu kemi thënë që të jenë të kujdesshëm. Edhe njerëzit që janë kërcënuar kemi thënë që vazhdoni rrugën. Ju kemi thënë të kenë kujdes edhe për blerjen e votave. Partia që po blen më shumë votën sot është PS-ja.
I kanë me punonjës të bashkive të tyre, i lënë paratë në pika të ndryshme dhe pas orës 16:30 inspektorë të policisë kriminale shpërndajnë paratë. I kemi çuar dhe në ambasada këto informacione. Dje në Gramsh makinë me targa false. Jo më larg se dje një kamion me miell në fshatin Kukur.
Mua me thënë të drejtën nuk më vjen keq se ato janë zona aq të varfra, le tua marrin paratë dhe miellin, ama ditën e zgjedhjeve u kam thënë shkoni votoni dhe mendoni për 4 vitet tuaja.
(M.D/Shuplaka)