Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet vendore që janë planifikuar të mbahen në 30 qershor.
ASE është e përbërë nga 21 parti nga e majta dhe drejtohen nga Partia Socialiste.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes së KQZ u dikutua dhe refuzimi i mandateve nga 11 kandidatë të PD-së dhe LSI-së.
Në koalicionin e Ramës do të jenë pjesë 21 parti politike, mes tyre dhe të përhershmit Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo.
Partitë anëtare të koalicionit angazhohen që të bashkëpunojnë në çdo nivel politik për maksimalizimin e rezultatit zgjedhor.
Po ashtu aleatët e këtij koalicioni autorizojnë kryeministrin Edi Rama që të zgjerojë edhe më shumë koalicionin për të arritur një rezultat sa më të madh në zgjedhje.
Nga ana tjetër PS zotohet që të ruajë votat e aleatëve dhe në komisionet e numërimit të votave, duke qenë se nuk mund të kenë përfaqësues.