Është fushatë dhe partitë politike zgjedhin të gjitha mënyrat për të bërë propagandën e tyre.
Edhe pse sipas marrëveshjes Rama-Basha është përfshirë që të ndalohet propaganda në fushatë mesa duket Partia Socialiste nuk e ka zbatuar këtë pikë.
Nga Kolonja vinë fotot sesi Partia Socialiste ka veshur me simbolet e saj një furgon të parkuar anës rrugës.
Çudia dhe më e madhe qëndron në faktin se mjeti nuk ka as targa. Po mesa duket s’ka rëndësi kjo, e rëndësishme mbetet që “Rilindjen” ta shohin të gjithë.
Kujtojmë se kryeministri Rama ka zhvilluar sot në Kolonjë takimin e rradhës elektoralë dhe në një kohë që diskutimi për drejtimin e makinës pa timonë ëhstë çështje e javës, kolonjarët e PS-së duhet ta kishin kursyer këtë detaj.
(E.K/SHUPLAKA)