Partizani e ka mbyllur me fitore miqësoren e dytë. Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin 1-2 ndeshjen ndaj Kabalas.
Skuadra azere mori avanatazhin e para, por më pas ishte Ekuban që barazoi rezultatin për 15 herë kampionët e Shqipërisë.
Sulmuesi ganezo-italian shënoi një gol të bukur në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërkohë në të dytën skuadra nga azëjbajxhani shënoi një autogol duke e çuar rezultatin në 1-2.
Ky është goli i dytë i 22-vjeçarit në fazën përgatitore në Antalia, pasi shënoi edhe në humbjen 3-1 ndaj Fenerbahçes.
Kabala – Partizani 1-2
Golat: Gveveskiri 44’ / Ekuban 45’ , Jamalov 86