Skuadra e Partizanit mundi Vllazninë këtë pasdite me rezultatin 4-1. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e të kuqve në kryeqytet nuk pati shumë histori.
Rrapaj hapi serinë e golave për “Demat e Kuq” në minutën e 21′. 12 minuta më vonë ishte Bekim Balaj që barazoi përkohësisht shifrat. Megjithatë Partizani nuk vonoi të rimerrte avantazhin dhe më fund të pjesës së parë shënoi dy gola të tjerë me Prekën dhe Mehmetin.
Më rifillimin e lojës skuadra e Abilaliajt nuk u ndal por shënoi dhe të katërtin me Gueye në të 49-tën.
Kjo fitore e ngjit Partizanin në vendin e parë me 26 pikë po aq sa Egnatia. Por të kuqtë kanë avantazhin që kanë një ndeshje mangët. Javën tjetër ata do të luajnë sfidën direkte në Rrogozhinë përballë Egnatias.
Ndërkohë gjërat vështirësohen akoma dhe më shumë për Vllazninë. Pas 12 javësh kampionat, shkodranët e shohin veten në zonën e ftohtë në vendin e tetë me 13 pikë të grumbulluara. Javën tjetër ata do të presin në Shkodër ekipin e Laçit.
Discussion about this post