Moderatorja e njohur Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me divorcin nga ish-bashkëshorti i saj dhe lidhjen e cila po përflitet kohët e fundit nëpër mediat me regjisorin Eduart Grishaj.
Prej kohësh dyshja përflitet se ishte në një romancë kjo e nënkuptuar nga komentet apo postimet në rrjetet sociale, të shkëputura nga udhëtimet ose gjatë punës.
Regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur” i cili drejtohet nga Arbana, me sa duket ka vendosur që kohët e fundit të mos jetë ndër personat që komentojnë te fotot e moderatores nëpër rrjetet sociale, për të mos tërhequr vëmendjen e mediave.
Ndërkohë vëllai i tij, Ylli e ka përshëndetur Arbanën në foton e fundit që ka postuar. Ajo pozon e veshur bardhë e zi, ndërsa duket se ndodhet për një udhëtim jashtë vendit.
“Mirëmëngjes”, shkruan vëllai i Eduart Grishaj bashkë me emoji-n e një zemre.
Nga postimet në profilin e Ylli Grishajt kuptohest se mes tyre ka një miqësi, sepse konstatohet se moderatorja ka shijuar edhe darka me bashkëshorten e tij.