3 të rinj janë arrestuar në Divjakë të Lushnjes pasi kanë vjedhur një banesë. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç. Të rinjtë e arrestuar janë: Olsi Janko, 29 vjeç. 2.Serxhio Duda, 19 vjeç. 3.Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.
Detajet e Policisë:
Vjedhin një banesë në Divjakë, arrestohen në flagrancë 3 autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Olsi Janko, 29 vjeç. 2.Serxhio Duda, 19 vjeç. 3.Regist Vodo, 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)