00:19 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas 1 viti lidhje/ Roza Lati tregon pse u nda nga milioneri: Ja ç’pakt kishim bërë

22:55 | 16/02/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas 1 viti lidhje/ Roza Lati tregon pse u nda nga milioneri: Ja ç’pakt kishim bërë

“Why not” ishte ndryshe këtë herë pasi nuk drejtohej nga Roza Lati, por nga Kelvi Kadilli. Vetë moderatorja sot ishte e ftuar dhe u intervistua nga Kelvi. Ky i fundit e pyeti Rozën edhe për jetën private dhe lidhjen e saj të shumë përfolur me një djalë nga Mirdita.

Kohë më parë Roza publikoi disa foto krah djalit me emrin Arbër, për të cilin u tha se ishte milioner e bënte jetë luksi. Roza tregoi se ajo dhe Arbri kishin bërë një pakt që lidhjen do e bënin publike pasi ajo të puthte Feron në emision.

Sa i përket ndarjes Roza zbuloi se largësia ishte shkak që ata i dhanë fund pasi djali u shpërngul jashtë vendit.

Kelvi Kadilli: Ti ke nxjerrë një foto me një çun që quhej Arbër Tresku e ke pasur të dashur?

Roza Lati: Me gjithë respektin unë jam mirënjohëse për kohën që kam kaluar me një person sepse i kam dedikuar kohën time dhe për mua luksi më i madh është koha. Kështu që unë i kam dedikuar gjënë timë më të shtrenjtë. Normalisht ka kaluar shumë kohë, unë nuk jam më me djalin.

Kelvi Kadilli: Çfarë ndodhi?

Roza Lati: Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.

Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.

Kelvi Kadilli: Arbëri, ky çuni që ne po flasim është shumë i pasur, është konsideruar si “Rich Kids”, pyetja ime është çfarë shikon ti tek një mashkull?

Roza Lati: Me thënë të drejtën ish-i dashuri im milioner e vetmja dhuratë që mua më ka bërë janë një palë konversa sepse “hë se punon kjo, se ja mundëson vetë vetes që kështu s’ka nevojë”. Shiko unë mendoj se meshkujt shqiptarë ka ardhur një pikë që po e kuptojnë se si janë bërë femrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha. Unë i shoh meshkujt se kam shokë vetë, kam edhe mikeshat e mia që kanë të dashurit e tyre që ia kanë mbledhur shumë. Pra nëse një mashkull po të “blen” me dhurata është sepse ka një qëllim. Ndërkohë kur një mashkull femrën përballë e do vërtet ia mat pulsin nga ana materiale, e çon deri tek burimi dhe nuk i jep ujë, pra ka 1001 lojra, këtë lojë më ka bërë dhe mua ish- i dashuri im.

Në fund Roza tregoi se tani nuk është në një lidhje pasi është fokusuar tek karriera.

“Për momentin unë nuk kam kohë për lidhje sepse lidhja ime më e rëndësishme është karriera edhe për momentin i jam fokusuar karrierës. Mendoj se dashuria dhe ndjenja ka hapësirën e vet që duhet t’i japësh vëmendje. Ndërkohë unë për momentin prioritet kam punën dhe rritjen time artistike. O njërën o tjetrën, që t’i mbash të dyja nuk më ka dalë asnjë djalë me yllin në ballë që të më pranojë mua me këtë intesivitet pune. Të kesh kohë për të dashurin duhet që të lesh punët dhe të ikësh t’ja kërcasësh në Maldive siç ka dalë moda. Për momentin unë jam “Ok zemër flasim nga marsi për Maldive, pastaj kur vjen marsi i them o zemër shikoje e lejmë nga prilli?” Unë kam dy vite që nuk bëj pushime”, u shpreh Roza.

Ads by Revcontent
Pas

“I pashë personat, me këta shkatërrohet dialogu”, nuk përmbahet Vuçiç: Kurti e Thaçi mashtrues, filmuan fjalimet

Para

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja çfarë parashikon astrologu italian për sot

Para

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja çfarë parashikon astrologu italian për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.