Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa ditësh ndodhen në Izrael, aty ku kanë vizituar vendet e shenjta.
Çifti ka postuar foto dhe video nga ky udhëtim që i ka lënë shumë mbresa. Duke qënë se Besi dhe Xhensila kanë udhëtuar vetëm me njëri-tjetrin, “barra” për fotot i takon secilit prej tyre. Mirëpo duket se Besi ia ka marrë dorën kësaj fushe edhe këtë na e tregon vetë Xhensila.
Këngëtarja ka postuar një foto duke pozuar prapa një dere dhe Besi shkruan se foton ia ka bërë ai e se madje ia ka qarë. “Herë herë e qaj foton”, shkruan Besi.
“Më në fund pas 10 vitesh“, ia kthen Xhensila duke qeshur.
Goca mesa duket paska shpresë, edhe partnerët tuaj do ia marrin dorën fotove…duhet vetëm të kalojnë disa vite.