15:24 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Pas 10 vitesh, Euro arrin minimumin historik. Këmbëhet me më pak se 123 lekë

14:10 | 20/12/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falsifikonte para, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë. I sekuestrohen mijëra euro

Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004.

Rënia e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Jo vetëm dollari, por të gjitha monedhat e tjera sot shënuan rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Ekspertët e agjencive oferta e shtuar në euro. Në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve  po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme dhe bllokimet e rrugëve.

Një faktor që po ndikon prej muajsh është niveli i ulët i qarkullimit të monedhës vendase. Ky fakt konfirmohet dhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.

Teksa burimet e hyrjes së të cilës të paktën në tremujorin e tretë nuk justifikohen zyrtarisht.  Në tremujorin e tretë, deficiti i llogarisë korente, sipas statistikave zyrtare ishte minus 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht  dhe nisi rënien që  kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficiti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar, çka nënkupton se në Shqipëri po hyn jo zyrtarisht një sasi e lartë eurosh në gjendje të ndikojë kursin. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”./Monitor

 

Pas

Del nga shinat treni i pasagjerëve në Fier, ja detajet e ngjarjes

Para

“Kush u bë pis? Rama me vezë apo veza me Ramë?”, plas gallata në rrjet pas sherrit në Kuvend

Para
“Kush u bë pis? Rama me vezë apo veza me Ramë?”, plas gallata në rrjet pas sherrit në Kuvend

“Kush u bë pis? Rama me vezë apo veza me Ramë?”, plas gallata në rrjet pas sherrit në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbysje në Fier pas rinumërimit, Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

Reagim i Avokatit të Popullit për rastin e abuzimit seksual në Fier

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktat sigurie më 17 korrik

Vlorë/Kanosi me thikë një person, arrestohet 36-vjeçari

Arrest për aksident në gjendje të dehur në Lushnjë, zbulohen edhe dy raste të tjera penale në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.