Ka mbërritur në Portin e Durrësit trageti i Linjës Ankona-Durrës. Në këtë port ai ka mbërritur me 12 orë vonesë. Ky traget ishte nisur dje nga Ankona në orën 17:30.
Trageti ‘Adria Ferries’ ,i cili pësoi avari në motor u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Trageti ka pësuar defekt në njërin nga motorët dhe për këtë arsye iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët. Ekuipazhi i tragetit mori masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.
Pritet që nga ky traget të zbresin rreth 800 persona. (J.V/Shuplaka)