Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga pusi trupin e vogëlushit dy vjeçar në Spanjë. I mituri Julen Rosella është nxjerrë i pajëtë nga pusi.
Julen Rosella ra të dielën e 13 janarit në një vrimë të ngushtë 25 cm dhe të thellë 100 metra, që ishte hapur ilegalisht në një tokë për të kërkuar ujëra nëntokësorë. Ai pus nuk ishte mbyllur, nuk ishte vulosur dhe e përpiu fëmijën që kishte dalë për piknik me prindërit e tij.
Ekipet e shpëtimit hapën një tunel paralel me atë të vrimës së thellë ku ra fëmija mbi 60 metra të thellë. Ndërsa ditët e para punohej me besimin se fëmija mund të gjendej gjallë, meqënëse në fund të vrimës së thellë duket se kishte nëj xhep ajri. Por, inxhinjerët dhe minatorët punuan me vendosmëri dhe përkushtim sikur ai fëmijë të ishte i tyre dhe e kanë quajtur këtë një operacion humanitar.
Kjo humbje është shumë e madhe për familjen e Julen, pasi një vit më parë atyre u vdiq një fëmijë trevjeçar nga zemra, papritur, ndërsa luante në buzë të detit.
Discussion about this post