Sot do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë në orën 20:45 e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi “2018”. Kjo sigurisht është një ditë e veçantë por jo vetëm nga ana sportive.
Në këtë takim kapiteni ynë që I dha zemër kombëtares tonë Lorik Cana do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas 13 viteësh karrierë me kuqezinjtë.
Kapiteni legjendë është i pari kapiten i Shqipërisë që shkoi në një europian ku dhe u paraqit denjësisht.
Lorik Cana do të mbahet mend si kapiteni që udhëhoqi skuadrën me shpirtin dhe personalitetin e tij të veçantë dhe që sakrifikoi aq shumë për ekipin.
Ceremonia për lamtumirën e Canës pritet të jetë e veçantë por për momentin asgjë nuk bëhet e ditur.
Lorik Cana i’u bashkua Kombëtares Shqiptare në vitin 2003, në atë kohë ai luante për ekipin francez të PSG-së. Ai në fillim luajti si mesfushor më pas u përshtat si qendërmbrojtës.
Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës.
Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray.
Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nante.
Arritja më e madhe e tij me kombëtarebn sigurishte është kualifikimi për në “Euro 2016” I kombëtares shqiptare. (B.H/Shuplaka)