Francesco Pelle, 43-vjeç, i njohur si bosi i mafias kalabreze, u arrestua në Lisbonë pas një kërkimi prej 14 vitesh nga policia.
Bëhet me dije se Pelle është arrestuar në një klinikë private ku po kurohej ndaj Covid-19. Kreu i mafias kalabreze ‘Ndragheta’, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Europë ishte në arrati që prej vitit 2007.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.
Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2006.
(R.G/Faxweb.al)