U nda nga burri i saj pas 17 vitesh dhe fjalën e kemi për këngëtaren e njohur Jonida Maliqin. Pas daljes së lajmit të divocit ajo nuk foli rreth kësaj ndarjeje.
Por së fundmi pasi disa muajsh ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për këtë çështje. E ftuar në një emision në ‘Top Albania Radio’, këngëtarja pranoi të prekë edhe këtë pjesë të jetës së saj,por nuk tregoi shumë detaje.
“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur ajo. (J.V/Faxweb)