Pas 17 viteve mungesë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, gjigandi i makinave “Volkswagen” ka njoftuar ditën e sotme se marka e makinave Volksëagen do të rikhehet në tregun Iranian.
“Numri një i makinave, pronar i markave ‘VW’, ‘Porsche’, ‘Skoda’ dhe ‘Seat’, arritën një marrëveshje me kompaninë lokale ‘Mammut Khodro’ duke parashikuar fillimisht importin e ‘Volkswagen’ të modeleve ‘Tiguan’ dhe ‘Passat”, shkruhet në komunikatën e kompanisë.
“Marrëdhëniet tregtare mes ‘VW’ dhe Iranit bazohen në një traditë të gjatë”, nënvizoi grupi gjerman.
(S.SH/Shuplaka)