Sot ishte seanca e rradhës në SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Pas daljes nga Prokuroria, Mediu dha një prononcim për gazetarët.
Ai u shpreh se të gtjihë dëshmitarët e pyetur deri tani nuk kanë pohuar për asnjë moment asnjë përgjegjësi të ministrit në ngjarjen e Gërdecit.
Nga ana tjetër ai fton të gjithë dëshmitarët të vijnë dhe të mos zgjedhin heshtjen. I pyetur nëse është i gatshëm të ballafaqohet me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, Mediu tha se ballafaqimi me të vërtetën është gjëja më e mirë.
Seancae e rradhës për Fatmir Mediu në SPAK do të zhvillohet më datë 21 shkurt, ku pritet që deputeti të merret në pyetje në cilësinë e të pandehurit.
Fatmir Mediu: Me këtë proces gjyqësor nuk ka asnjë dëshmitar që të ketë bërë qoftë edhe një grimë deklaratë për veprime te paligjshme të ministrit. Vendet e demontimit janë bërë sipas propozimeve të Shtabit të Përgjithshëm. Po ashtu edhe procesi i demontimii nuk lidhet me kompetencat e minstrit.
Për sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që gjithsecili të vijë dhe të mos zgjedhin heshtjen por me dëshmitarët të hedhin dritë për të shmangur çdo lloj manipulimi që është bërë.
Kam pritur mbi 16 vjet të pyetem nga prokuroria. Asnjëherë nuk ka denjuar të pyes. Ballafaqimi është kërkuar nga prokuroria. E kam kërkuar me çdo ushtarak edhe pse një pjesë nuk ka dashur të përgjigjet. Ballafaqimi me të vërtetën është gjëja më e mirë.