34-vjeçari nga Kruja, Albert Stafuka, është vënë në prangat e Policisë së Krujës në kuadër të operacionit “Shënjestra” të finalizuar më 21 dhjetor 2016.
I riu, banues në fshatin Cudhi, u arrestua një ditë më parë pas arrestimit në flagrancë në Dhjetor të dy personave, ndalimit të shtatë të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Albert Stafuka u vu në pranga nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, i dyshuar si anëtar i grupit të rrezikshëm kriminal.
Mësohet se Policia e Krujës po vijon hetimin për dokumentimin e aktivitetit kriminal dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. (XH.A/SHUPLAKA)