03:18 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Pas 20 orësh, Tahiri i kundërpërgjigjet akuzës së ambasadorit për dy miliard eurot e kanabisit: Ishte në kohën e Berishës…

18:01 | 23/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas 20 orësh, Tahiri i kundërpërgjigjet akuzës së ambasadorit për dy miliard eurot e kanabisit: Ishte në kohën e Berishës…

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka një përgjigje mbi akuzat e ambasadorit të OSBE-së  Bernd Borchardt, i cili 20 orë më parë deklaroi se në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista që mund të blejnë deputetët e ardhshëm të Parlamentit të Shqipërisë.

“Per ata qe mezi priten te hidhnin prape balte, sqarimi shume i qarte: 2 miliarde EU droge ishin ne kohen e Saliut. Sot sukses shkaterrimi”, shkruan Tahiri.

Megjithatë për punë sekondash, Tahiri e ka ndryshuar postimin e tij dhe ka shkruar: “Meshire per L.Bashen dhe flm per OSCE per sqarimin mbi “perkthimin e gabuar” te rradhes”.

“Organizata për sigurimin dhe bashkëpunimin në europë (OSCE) shkruan se gjatë vitit 2013, në Shqipëri qarkullonin rreth 1000 tonë kanabis, që në vlerën e rrugës shkonin tek dy miliardë euro. Ndërkohë në 2016-ën, u shkatërruan 2.5 milionë kannabis, më shumë se një mijë tonë marijuanë. Por sërish shumë të tjera janë konfiskuar në Shqipëri dhe në botë.

Ndërsa në 2017-ën, OSCE i bën thirrje të gjitha partive që të mbajnë nën kontroll dy miliardëshin e 2013-ës dhe t’i largojnë këto para të pista nga zgjedhjet dhe fushata.”, thuhet në foton e publikuar nga Tahiri.

Rreth 20 orë më parë, Borchardt deklaroi në “Tonight Ilva Tare” që në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista të fituara nga droga.

“Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme.  Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje .

Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara” tha ai.

Nga ana tjetër, përveç ambasadorit Borchard, informacion shumë të rëndë për kanabisin ka dhënë edhe kreu i antimafiasitaliane Franko Roberti.

“Trafikimi i lëndëve narkotike  ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

Ndoshta edhe akuza e dytë brenda një kohe kaq të shkurtër, kanë qenë arsyeja që e ka shtyrë Tahirin të reagojë 20 orë me vonesë. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1204″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Bernd BorchardtFranko Robertisaimir tahiri
Pas

“Menuja e lajmeve të TVSH-së, përralla me shtetbërjen e Rilindjes”

Para

Banori i Zharrëzës sfidon Ramën: Sille Zahon vetëm një natë tek ne (VIDEO)

Para
Banori i Zharrëzës sfidon Ramën: Sille Zahon vetëm një natë tek ne (VIDEO)

Banori i Zharrëzës sfidon Ramën: Sille Zahon vetëm një natë tek ne (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

Numërohen 14 kuti nga 587 në Fier, socialistët kryesojë me mbi 1500 vota ndaj opozitës

Hapen 16 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

Numërohen 42 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste, grumbullon mbi 5500 vota

Numërohen 7 kuti nga 245 në Lezhë, PD merr 947 vota, PS 625

Numërohen 8/449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson ndaj PD, e treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.