Mbrëmja e djeshme e festivalit të 56 të RTSH-së ka ka pasur edhe surpriza. Plot 14 artistë kanë performuar këngët e tyre finaliste, nën moderimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut. Por është ngjitur në skenë një këngëtare mjat e njohur që prej vitesh i kishte munguar skenës shqiptare.
E ftuar speciale në këtë natë, ka qenë këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila iu rikthye skenës së Pallatit të Kongreseve, pas 21 vitesh.
Elsa Lila performoi para publikut një kolazh këngësh të njohura të muzikantëve të mëdhenj si Vivaldi dhe Bethowen, ndërsa me shumë emocion rrëfeu ndjesinë e rikthimit në skenën e madhe.
“Kam qenë para 21 vitesh në këtë skenë, dhe ja ku rikthehem pas kaq kohësh në festivalin e shndërruar tashmë në traditë, dhe unë uroj që ta vazhdojmë deri në edicionin e 100-të të tij, duke shpresuar se atëherë do të jem në ulëset e publikut, duke dëgjuar fëmijët tanë”, tha Elsa Lila gjatë festivalit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post