Rreth 3 muaj pas zgjedhjeve të 25 qershorit, OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final. Në këtë raport, OSBE-ODIHR vlerëson arrtijen e marrëveshjes politike mes palëve për futjen e opozitës në zgjedhje, në bazë të të cilës garuesit zhvilluan një fushatë të lirë, ku u respektuan liritë themelore.
Mirëpo sipas raportit, politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Në raport thuhet se “ditën e zgjedhjeve janë vërejtur parregullsi e mosveprime procedurale”. “Janë vërejtur votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë”. Të ndryshojë ligji për grupet e numërimit, nuk duhet të jenë politike.
Po ashtu, në raport përmendet edhe shitblerja e votës. OSBE rekomandon zgjidhjen e këtij fenomeni përmes mekanizmave ligjorë.
Një sërë rekomandimesh të tjera, nga OSBE-ODIHR për qeverinë shqiptare janë edhe këto:
-Të ndërmerret reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
-Të harmonizohen ligjet për zgjedhjet veçanërisht për fushatën, financimin e median.
-Nevojiten përpjekje të forta për adresimin e problematikës së përsërit të blerjes së votës.
-Qeveria të konsiderojë krijimin e një trupe, e cila do të merret me problemet që do të hasen si para, ashtu edhe pas procesit.
-Të mos aplikohet heqja automatike e të drejtës së votës të personave mbi 100 vjeç.
-Garantimi i barazisë në votim. Rregullat të mos ndryshojnë ditën e zgjedhjeve.
-Të garantohet me ligj të drejta të barabarta për të gjithë vëzhguesit.
-KQZ të organizojë programe edukimi për komunitetin rom dhe egjiptian.
-Procedurat për ankimin e zgjedhjeve të thjeshtohen dhe afatet te shkurtohen. (D.D/Shuplaka)