Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e zhvilluar përmes platformës online ku në diskutim kanë marrë pjesë drejtuesit më të lartë të politikës.
Në këtë mbledhje, e cila u drejtuar nga presidenti Ilir Meta, u bënë bashkë për herë të parë drejtuesit më të lartë të shtetit, por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ndërsa është diskutuar për situatën e krijuar në vend për shkak të koronavirusit.
Mbledhja u njoftua dy ditë më parë nga ana e presidentit Meta, i cili u shpreh se forcat politike duhet të bashkohen pasi shëndeti dhe interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes partiak.
Mbledhja ka nisur në orën 12:00 ndërsa ka zgjatur për rreth 180 minuta ndërsa morën pjesë drejtuesit e mëposhtëm të institucioneve kryesore në vend:
Presidenti Meta
Kryeminsitri Rama
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministrja e Financave Anila Denaj
Ministri i Shtetit Arben Ahmetaj
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Kreu i PD-së Lulzim Basha
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj
Pritet të ketë një raportim dhe nga drejtuesit që morën pjesë në takim lidhur me temat që janë diskutuar dhe çfarë ështëndosur mes tyre.
Kujtojmë ditën e djeshme qeveria miratoi dhe Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, ku përcaktohet se “Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)