Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, ndoshta për faktin që ata nuk e pranuan kurrë publikisht. Në fakt bëhet fjalë për lidhjen e Alban Hoxhës me këngëtaren e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga.
Megjithëse marrëdhënia 3 vjeçare mes tyre ka qenë mjaft intensive me ulje-ngritjet e veta, mesa duket tashmë çifti ka vendosur të shkëpus përfundimisht lidhjet mes tyre.
Hera e fundit që ata u panë bashkë ka qënë pas ndodhisë së nëntorit ku portieri i Partizanit, Hoxha pati disa probleme me autoritetet dhe Çiljeta u fotografua pranë tij. Mirëpo sipas mediave rozë është mësuar se Albani dhe Çiljeta i kanë ndërprerë me kohë marrëdhëniet e tyre.
Nuk dihet shkaku megjithatë ata e ndjekin njëri tjetrin në Instagram duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.