Samanta Karavella, një nga këngëtaret dhe femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar, ka vendosur që të bëjë një ndryshim në karrierën e saj.
Ajo ka nisur që në moshë të vogël të këndojë dhe në vitin 2015 u bë pjesë e “Max Production”. Por “Prive” bën me dije se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që të largohet nga ky produksion.
Ende nuk dihen arsyet pse pas shumë projekteve të suksesshme, Samanta mori vendimin për t’u larguar nga “Max Production”.