11:09 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pas 4 orësh takim me dyer të mbyllura, Turqia pranon kushtet e Putinit! Gazi do të paguhet me rubla

21:00 | 05/08/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas 4 orësh takim me dyer të mbyllura, Turqia pranon kushtet e Putinit! Gazi do të paguhet me rubla

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Rusia, ku është takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas një diskutimi mbi katër orë me dyer të mbyllura në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet, shkruan CNN.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit, shkruan abcnews.al.

“Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, tha Novak.

Lexo edhe: Takim kokë më kokë, Putin dhe Erdogan bisedojnë sot në Soçi

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.

Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

Erdogan është shfaqur si një ndërmjetës i rëndësishëm midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërkon mënyra për të dalë nga izolimi ekonomik dhe politik i imponuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.

Turqia, një anëtare e NATO-s dhe aplikonte prej kohësh për në BE, ndërmjetësoi krijimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve ndërluftuese për të rifilluar urgjentisht dërgesat e grurit ukrainas përmes Detit të Zi

Pas

Aksident i rëndë në Hungari, 3 emigrantë të vdekur dhe 11 të plagosur

Para

“Kam qenë dëshmitare kur denonconin turistët, policia s’bënte asgjë”/ Meçani: Ngjarja e Himarës është korrupsion i pastër, ministrat duhet të ishin shkarkuar…

Para
“Kam qenë dëshmitare kur denonconin turistët, policia s’bënte asgjë”/ Meçani: Ngjarja e Himarës është korrupsion i pastër, ministrat duhet të ishin shkarkuar…

"Kam qenë dëshmitare kur denonconin turistët, policia s'bënte asgjë"/ Meçani: Ngjarja e Himarës është korrupsion i pastër, ministrat duhet të ishin shkarkuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

SPAK kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, zbardhet arsyeja

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Përpjekja 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do ketë sërish dështim apo zgjidhje politike?

Europa “zbret” sot në Tiranë/ Nga Starmer, te Costa, Rutte, Von der Leyen dhe Zelensky

Shkodër/Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.