Gazetari i njohur Ervin Kurti i cili ishte dhe në rolin e opinonistit për dy sezone në ‘Top Show Magazine’, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi.
Me anë të një postimi të publikuar në ‘Instagram’ krahas fotove me kolegët e tij, ai ka falënderuar të gjithë stafin.
“Që nga sonte do ta ndjek ‘Top Show-n’ përmes ekranit. Alban Dudushi, ti kurrë s’ke dashur të të komplimentoj për së afërmi, por pas 4 vitesh pune me ty, jam ndjerë i privilegjuar që kam mësuar prej një gazetari dhe moderatori që pos të gjithave, bart pa diskutim vlera qytetare dhe profesionalizmi. Mirënjohje pafund ty dhe stafit. Albana Osmani, ke qenë një partnere si luledielli. Për ndjekësit në ‘Instagram’, ne do shihemi në projekte të tjera”,-shkruan ndër të tjera Ervini në postimin e tij.
(M.Q/Faxweb)