Trupi gjykues i të pandehurit Kastriot Ismailajt ka dhënë dorëheqjen. Pas 6 kërkesave të tij që të përjashtojë trupin gjykues, ky i fundit ka dhënë vetë dorëheqjen. Gjatë seancës të së premtes, kryesuesja e trupit gjykues, Vjollca Spahiu ka njoftuar se ajo edhe dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues i kanë paraqitur Kryetarit të Gjykatës Tiranë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së Kastriot Ismailajt, duke argumentuar kërkesat e shumta të të pandehurit për të hequr këtë trup gjykues.
Nëse Kryetari i Gjykatës do të pranojë dorëheqjen e gjyqëtarëve të Ismailajt atëherë automatikisht trupa e re e gjyqëtarëve do të zgjidhet do të duhet të rinisë procesi nga fillimi, çka nënkupton zvarritjen e mëtejshme të këtij procesi, i cili deri më tani ka 10 muj që po zhvillohet.
Ai akuzohet nga prokuroria se ka krijuar nëpërmjet mashtrimit financiar shoqëri fiktive dhe off-shore në Shqipëri dhe në vende me parajsa fiskale.
Nje ndër to edhe DIA, kompania e cila u krijua ne vitin 2010 për të mbledhur borxhet e CEZ. Por Ismailaj ka qenë edhe më herët në hetim ndërkombëtar, po për pastrim parash, pasi kishte marrë me konceison një miniere zinku në Kongo, duke u paraqitur si kompani zvicerane, ndërkohë që qendrën e kishte në Tiranë në shtëpinë e tij. (J.V/Shuplaka)