Pas një periudhe prej 6 muajsh shfaqen në publik gruaja dhe halla e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Gruaja e Kim, Ri Sol Yu, dhe halla e tij, Kim Kyung Hui, ndoqën një shfaqje në teatrin Mansundae në Pyongyang natën e Vitit të Ri.
Hera e fundit që Ri Sol Yu u pa në publik ishte më 9 Shtator, në përvjetorin e themelimit të regjimit, kur ajo shoqëroi të shoqin në një vizitë në Pallatin e Kumsusan, ku ndodhen trupat e gjyshit dhe babait të Kim.
Ri Sol Yu, shfaqet e veshur me një fustan tradicional me ngjyrë të zezë dhe të kuqe dhe duke buzëqeshur me Kim gjatë shfaqjes. Më pas lideri i Koresë së Veriut dhe gruaja e tij dalin në skenë duke uruar artistët dhe duke bërë foto me ta.
Gjatë mungesës së sajë në media janë nxitur spekulime për shëndetin e saj dhe një shtatzëni të mundshme. Ri Sol Yu është shprehur se po shmangte aktivitetet e jashtme për shkak të Covid-19. Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar raste me Covid-19, por ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka marrë masa të rrepta.
Discussion about this post