Pas rezultateve të para të exit polleve, ku ekstremi i djathtë, futën në Bundestagun mijëra protestes kanë dalë në sheshin e Berlinit për të protestuar kundër të djathtës ksenofobe dhe nacionaliste të AfD-së.
Mijëra protestues janë mbledhur përpara selisë së AfD, duke kundërshtuar fitoren dhe programin politik të kësaj force. Ata kanë protestuar paqësisht, ndërsa ka prani të shtuar të forcave të policisë. Demonstruesit mbajnë pankarta në duar, ku shprehet papajtueshmëri lidhur me premtimet për të bllokuar hyrjen e emigrantëve.
AfD është forca e parë politike me qasje të ekstremit të djathtë pas më shumë se 60 vitesh që siguron vend në Bundestag. Ndërkohë partia nacionaliste njihet për lëvizjet anti-islame dhe anti-emigrantëve mori 13-13,5 për qind të votave, ku pritet të dërgojë 86-89 deputetë në Bundestag.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2837″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]