Italia ka luajtur sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj. Ajo është përballur në shtëpi me Suedinë për të përcaktuar se cila nga skuardrat do të shkojë në kampionatin botërorë “Rusi 2018”.
Por fatkeqësisht italianët pas 60 vjetësh nuk do të shkojnë në botërorë, ata nuk arritën më shumë se një barazim me Suedinë e cila i kishte mposhtur në takimin e parë të fazës “Play Off” me rezultatin e ngushtë 1-0.
Pavarësisht përpjekjeve pjesa e parë ka përfunduar 0-0, ndërkohë që edhe në pjesën e dytë italianët kanë vuajtur për të gjetur golin. Tentativat nuk munguan dhe disa herë ishin shumë afër shënimit por ishin të pafat, ndërkohë që Suedia u mbrojt me fanatizëm duke arritur një kualifikim historic.
Pasi humbi në takimin e parë ekipi i Venturas duhej me patjetër të përmbyste rezultatin me dy gola diferencë ose për ta çuar në shtesë nëse e mposht’te 1-0 brenda 90 minutëshit kundërshtarin, gjë që nuk ndodhi. Botërorit do t’ mungojë një nga ekipet më me peshë të tij, plot 4 herë fituesit e kupës së Botës.
I pafat dhe Buffon i cili nëse shkonte këtë herë në botërorë do të ishte hera e 6-të për të, dukeë thyer çdo rekord. Por legjenda duhet të mjaftohet me kaq. (B.H/Faxweb)