Me fitoren 2-1 ndaj Gjilanit, skuadra kryeqytetase e Prishtinës edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Superligës së Kosovës së futboll. Ky sukses vjen për skuadrën kryeqytetase, që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani, pas 8 vitesh.
Dy golat e realizuara nga Gledi Mici dhe Leonid Abazi, ia siguruan fitoren dhe tri pikë e nevojshme për ta shpallur Prishtinën kampione, pas ndeshjeve të javës së 35-të. Kësisoj, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, Prishtina ka fituar garën e ashpër për titull me Ballkanin dhe Dritën.
Aktualisht, Prishtina kryeson renditjen e Superligës me 78 pikët e grumbulluara, pesë më shumë se Drita në vendin e dytë, ndërkohë që javën e ardhshme do të luajë ndaj Ballkanit, thjeshtë për të mbyllur kampionatin.
Në ndeshjet e tjera të javës së 35-të, u arritën këto përfundime:
Drenica-Drita 0-3
Ballkani-Trepça ’89 4-3
Arbëria-Lllapi 3-2
Feronikeli-Besa 3-1