Kunati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, po vijon të krijojë lajm në mediat online.
Alban Berisha, u bë i njohur në kulmin e skandalit Tahiri-Habilaj, ku në një postim në Facebook, shprehte adhurimin dhe mirënjohjen e tij për supermafiozin italian Toto Rina.
Më pas, Berisha reagoi sërish duke thënë se postimi ishte i pavërtetë, dhe i shkruar nga njerëz dashakeqë që kishin përdorur emrin e tij.
Ndërsa sot, në një video të postuar nga Syri.net, në ‘ethet’ e garës në FSHF, Berisha ka telefonuar kandidatin Bashkim Fino duke i thënë se tifozat e Tiranës nuk e duan si kryetar.
(F.G/Faxweb)
Video: