Pas aksidentin pasditen e sotme rrugën Tabanovcë-Kumanovë.të ish-ministrit Arben Ahmetaj, zv./ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni Agim Nuhiu ka bërë të ditur se e ka vizituar ish- ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës. Më anë të një postimi ai shkruan se
Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore dhe se personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë
“Falë Zotit, vëllai ynë, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasdites në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” ka shkruar Nihiu. (S.SH/Shuplaka)