Pas akuzave të Luzlim Bashës ndaj Vangjysh Dakos ka raguar ky i fundit i cili është shprehur se ndjen keqardhje për të ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.
Sipas Bashës Dako është shtë kapur gafil teksa ka komunikuar në telefon me kriminelët në Durrës për blerjen e votave duke iu ofruar para.
” Edi Rama ka angazhuar paratë e drogës në zgjedhje. Sot po u prezatojnë një tjetër zhvillim skandaloz.. Vangjush Dako është kapur me grupe kriminale në Durrës duke bërë pazare në telefon për zgjedhjet e 2017 dhe blerjen e votave. Dako iu premtonte kriminelëve tendera, vetëm ata që të sigurojnë vota dhe pushtet për PS-në.
Këto pazare janë të dokumentuara dhe janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këtë e di shumë mirë Dako dhe Rama. Kjo është një nga çështjet që mund të gjendjet edhe arsyeja e dorëhqejes e shefit të SHIKU-t. Edi Rama është hedhur në sulm për të mbuluar Gjushin dhe gjushat e tjerë. Prokurori që po heton vjedhjen e votat në Durrës largohet me rritje posti në Shkodër. Lëvijza e Anton Martini është bërë me presinon e Edi Ramës dhe i them Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të hetojë për këtë çështje skandaloze.
PD s’do të vazhdojë betejën për të çmontuar lidhjet kriminale të Ramës me kriminelët” . Tani Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat dhe të tjera emra që do të zbulohen në ditët e ardhshme. Shërbeimet sekrete kanë kapur gafil Vangjush Dakon.
Ai po ndjen që po i afrohen prangat për zullumet që ka bërë. PD është e vendosurt për lagimin e Ramës dhe një qeveria antimafia. PD mbështet hetimet e prokurorëve me seriozitet. Këto fakte janë të dokumentuara, prokurorët i kanë faktet, kanë tabulatet ku ai flet me kriminelët dhe iu premton para në këmbim të votës. “, u shpreh Basha.
Reagimi i Dakos:
Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!
E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.
Gjithë të tjerat me kete lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar. (J.V/Faxweb)