Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të dalë në një konferencë urgjente, pak pas akuzave që ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, lëshoi kundrejt tij.
Konferenca nga Prokuroria e Përgjithshme pritet që të mbahet në orën 11:30 të ditës së sotme.
Paraditen e sotme, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, nuk i kurseu akuzat e tij kundrejt kryeprokurorit Llalla, të cilin e akuzoi se ka qenë kundër reformës në drejtësi dhe ka cenuar edhe Kushtetun e Shqipërisë.
Në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Lu u shpreh se kundrejt anëtarëve të KED që duhet të zgjidheshin me short, Prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post