Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Rama të bërë ditën e sotme në këtë qytet, se bashkia ka ndërtuar pallate në rërë dhe që nuk ka investuar as në ndërtimin e një konvikti (lexo këtu).
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Sakja shprehet se, “nën drejtimin e demokratëve, në Bashkinë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të klanit rilindas; kjo është e vërteta”.
Kryebashkiaku vijon më tej duke i kujtuar kryeministrit se Golemi është pjesë e Bashkisë Kavajë, ndërkohë që sipas tij Rama sot nuk shoqërohej nga asnjë kavajas.
“Nga shkolla e mesme e Golemit, në shoqëri të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, (shpresoj që zoti KM të mos e keni marrë vesh vetëm sot që Golemi është pjesë e Bashkisë Kavajë), pa asnjë kavajas me vete, deklarove se do të ndryshosh një sistem të tërë administrimi, sepse Bashkia Kavajë, që e drejtojmë prej vetëm 2 vjetësh, nuk paska ndërtuar një konvikt që kerkon një investim miliona euro”, shkruan Sakja.
Ai paralajmëron Ramën se demokratët do të vijojnë të qëndrojnë në protestë poshtë zyrës së tij derisa kryeministri sipas tij të kuptojë se ora e tij ka mbaruar.
Reagimi i plotë:
Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, për të nxitur një sulm politik ndaj meje.
Zoti Rama, Që ndërtimi është një valvule shkarkuese për punësim, kete duhet ta dish!
Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta.
Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme.
Kjo nuk ndodh me!
Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.
Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh nje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.
Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.
Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales “prokurori” dhe “pallate ne rere ” ne prani te Vangjush Dakos.
Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot.
Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shnderruar ne nje depozite plehrash.
Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!
Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt.
Eshte nonsens!
Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar!
E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!
Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.
Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se unë nuk jam frikacak
Perkundrazi!
Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi.
Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur
(F.GJ/FAXWEB.AL)