Nga alarmi i çantës që u dha te “21 dhjetori” rezultoi se nuk kishte eksploziv brenda saj. Në të nuk kishte as më shumë dhe as më pak se çfarë mund të përmbajë një valixhe, kishte vetëm rroba.
Valixhja e kuqe e cila shkaktoi panik tek qytetarët në zonën e 21-Dhjetorit duket se është harruar nga ndonjë qytetar dhe ishte vendosur anës rrugës.
Megjithatë, prania e saj në rrugë bëri që qytetarët të trembur të telefononin policinë për të dhënë një alarm për bombë në këtë zonë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post