Presidenti i Republikës, llir Meta, inkurajon palët politike që të ecinë drejt miratimit të Reformës Zgjedhore.
Me një shënim në mediat sociale, Meta shprehet se mezi pret që palët politike të mbajnë fjalën dhe të përmbyllin me sukses reformën brenda 31 majit.
“Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020. ?? @OSCE @osce_odihr.”-shkruan Meta.
Reagimi i presidentit Meta erdhi vetëm pak minuta pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkonte që marrëveshja mes palëve poltike të arrihet brenda datë 31 maj ashtu siç premtuan.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni” shkruan Yuri Kim.